Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion. Falë punës së Antonio Contes, zikaltërit kanë ndryshuar totalisht imazh, duke u shndërruar në një skuadër me karakter dhe e mirë organizuar.

Kjo panoramë e Interit pritej nga të gjithë që prej fillimit të sezonit ose me saktë që prej momentit kur drejtimin e zikaltërve e mori një trajner si Conte.

Shifrat flasin për superfuqinë e Interit, me 11 fitore radhazi, të gjitha në fazën e dytë të kampionatit, duke thyer kështu rekordin e Milanit gjatë kohës kur e drejtonte Sachi në sezonin 1989-90, asokohe djalli merrte 10 suksese të njëpasnjëshme.

Sulmi i zikaltërve funksion në mënyrë perfekte, pasi Martinez dhe Lukaku janë garancia e Contes në kampionat, por edhe mbrojtja gjithashtu është një armë e Interit të këtij sezoni me vetëm 27 gola të pësuar.

Ndërkohë që klubit nga Milano në 9 nga 13 ndeshjet e fundit porta i ka qëndruar e paprekur dhe janë vetëm 4 golat e pësuar, një tjetër e dhënë që flet shumë për forcën e kësaj skuadre.

Me 11 pikë distancë nga Milani i vendit të dytë, gradualisht në shtëpinë zikaltër të gjithë kanë nisur përgatitjet për të festuar në distancë titullin e 19 kampion.