Interi ka shfaqur shumë probleme në repartin e mbrojtjes në këtë fillim sezoni, ku pavarësisht se shënojnë shumë, kanë probleme në prapavijë.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit zikatër po mendojnë për përforcim në mbrojtje në merkaton e janarit. “Don Balon” raporton se zikaltërit kanë piketuar mbrojtësin e Realit të Madridit, Rafel Varan.

Ky i fundit pëlqehet shumë nga drejtuesit e Interit, të cilët janë gati të bëjnë një sakrificë të madhe për ta afruar. Thuhet se italianët janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Stefan De Vraj dhe Kristian Eriksen, në mënyrë që të bindin Realin ta lejojë mbrojtësin të kalojë në Milano.