E enjte, 13 dhjetor 2018: është dita e zyrtarizimit të Bepe Marotës në rolin e ri drejtues tek Interi. Ashtu siç ishte paralajmëruar që javën e shkuar, Marota do të zyrtarizohej në detyrën e re pas ndeshjes Inter-PSV.

Në organikën e re të klubit, Alesandro Antonelo do të vazhdojë të mbajë postin e administratorit ekonomik.Së fundmi ka dalë lajmi se Conte mund të marrë drejtimin e Interit, teksa pankina e Luciano Spallettit është lëkundur ndjeshëm, pas eleminimit të turpshëm nga Liga e Kampioneve.

 Marotta ka miqësi mjaft të mira me Antonio Conten teksa punuan për 3 sezone bashk te Juventusi, dhe kjo mund të jetë një nga aryset e forta që Conte të emërohet në stolin e Interit.