Aventura e Interit mes më të mëdhenjve dhe më të mirëve të Europës nuk do të jetë e lehtë. Zikaltrit do të jenë në vazon e katërt në shortin që do të hidhet për grupet e Champions-it dhe sigurisht që do të përballet me kundërshtarë më të fortë.

Në vazon e parë janë ekipet kampione si Juve, Siti, Barcelona, Bajern, PSG, Lokomotiva e Moskës dhe Atletiko e Madridit.

Në të dytën do të jenë Napoli, Porto, Mançester Junajtid, Borusia Dortmund dhe Shahtjor.Por, tre vendet e fundit mbeten për t’u caktuar. Interi për momentin është me Hofenhajmin dhe pret ekipet e tjera që të plotësojnë ekipet e vazos së katërt. Një “malore” që në start për zikaltrit.