Inzaghi rinovon me Lazion, Milani zgjedh Giampaolon për stolin!

02/06/2019 - 17:11

Simone Inzaghi qëndron te Lazio, Marco Giampaolo shkon te Milani. Tashmë vendimi është marrë dhe për këtë janë të bindura mediat italiane që japin trajnerin aktual të Sampdorias si pasuesin e Genaro Gattusos në stolin e kuqezinjve.

Simone Inzaghi ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Lazion deri në vitin 2021 me një rritje të ndjeshme të pagës, duke snobuar në një farë mënyre Milanin, pasi është bindur nga projekti i presidentit të bardhekaltërve Claudio Lotito.

Inzaghi ishte zgjedhja e parë nga Gazidis për stolin e Milanit, por duke qenë se ky i fundit, ka vendosur të qëndrojë te Lazio, atëherë në pole position për të marrë drejtimin e kuqezinjve kalon zgjedhja e dytë Marco Giampaolo. Ky i fundit nuk pritet ta ketë shumë të vështirë lirimin nga Sampdoria pasi ia ka bërë të qartë presidentit Ferrero se dëshiron të largohet një vit para përfundimit të kontratës aktuale që skadon në 2020-ën.

Nëse shkon te Milani, Giampaolo mund ta marrë me vete edhe dy yjet e Sampit, mbrojtësin Anderesen dhe mesfushorin Praet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Juventusi po bën gjithcka për të ndërtuar një skuadër të frikshme sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë po tentojnë të rikthejnë në Torino pas

U fol edhe për një transferim të mundshëm te Kukësi, por karriera e Mërgim Mavrajt do të vazhdojë në Bundesligën e dytë gjermane. 

Real Madridi e ka merituar përcaktimin e “mbretit” në blerje yjesh.

Interi ka prezantuar ditën e sotme fanellën e dytë, teksa ka surprizuar me ngjyrën.

Benitez dhe Newcastle nuk arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës, duke bërë që rrugët e tyre të ndahen.

Cristiano Ronaldo ka patur një të ftuar special në bordin e jahtit të tij, aty ku po kalon pushimet verore me familjen e tij.

Kameruni do të përballet ditën e nesërme me Guinea-Bisaun në takimin e vlefshëm për Grupin F të  Kupës së Afrikës.

Luis Suarez është bërë gaz i botës, me një reagim të tij gjatë ndeshjes mes Uruguait dhe Kilit e vlefshme për Kupën e Amerikës.

Mesfushori i Teutës dhe njëkohësisht kapiteni i Kombëtares U-21, Sherif Kallaku, konfirmoi edhe një herë se do të respektojë kontratën me

Teuta ka zhvilluar edhe miqësoren e dytë në tokën bullgare, ku po zhvillon fazën përgatitore në kudër të eliminatoreve europiane, ndërsa