Ish-futbollisti i Njukastëll, Nolberto Solano është arrestuar nga policia në Peru, duke mos respektuar orarin e vendosur  nga shteti në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

COVID-19 nuk ka përhapje të madhe në shtetin e Amerikës së Jugut siç ka në disa vende, megjithëse një rritje e vogël e rasteve të reja është shënuar ditëve të fundit, por ekziston shqetësimi se ai mund të përhapet më shumë.

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit, i cili ka infektuar më shumë se 600 mijë persona në botë, Peru ka vendosur orë policore. Ish-futbollisti i Premierligës  nuk e kishte respektuar këtë masë dhe u arrestua.

“Unë padyshim që pendohem shumë për këtë dhe kërkoj falje. Nuk e justifikoj këtë. Është shumë e vështirë për të gjithë, por gjëja më e rëndësishme është shëndeti”, u shpreh Solano.