Ish-mesfushori i Milanit, Sullei Muntari, pasi ngeli pa skuadër pas sezonit të fundit me Peskarën, vazhdon të vuajë dhe me sa duket ka probleme shumë të mëdha financiare.

Ganezi pa t’i sekuestrohej makina e tij (Mercedez AMG G63) në kufirin italo-zviceran për shkak se nuk kishte paguar disa nga këstet e radhës për blerjen e mjetit që kushton 150 mijë euro.

Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë lojtari i cili për mediat pranoi: “Po më bllokuan makinën. Po kaloj një moment të vështirë, por do ta zgjidh sa më shpejt.”

Muntari do të kujtohet gjatë në Itali për episodin e famshëm të “golit” fantazmë në ndeshjen mes Juventusit dhe Milanit, i cili nuk u akordua nga gjyqtari. Tifozët e Milanit mendojnë se ai ishte episodi i cili i dhuroi titullin Juventusit përballë kuqezinjve të cilët asokohe drejtoheshin nga Masimiliano Alegri.