Ish-sulmuesi Mancaku: Kampionati i vërtetë për Teutën nis pikërisht tani

14/11/2019 - 11:23

Teuta kërkon kthesën ndaj Vllaznisë. Edhe pse përballë do të kenë një kundërshtar që u ka hapur gjithnjë punë, durrsakët janë të bindur se nuk do të largohen duarbosh nga “Loro Boriçi”.

I këtij mendimi është edhe një ish, si Bledar Mancaku. Ai analizon ecurinë e ish-skuadrës së tij, ndërsa thekson se kampionati i vërtetë për Teutën nis pikërisht tani.

Bledar, mendoni që ndeshja Luftëtari-Teuta është dëshmi se këtë sezon nuk ka kundërshtarë të lehtë në Superiore?

Nuk ka ndeshje të lehta. Teuta ishte në një situatë ku gjithçka mund të ndodhte. Natyrisht, që rezultati i kësaj ndeshjeje nuk i shkoi për shtat, por në sport gjithçka mund të ndodhë. Unë shpresoj që ky pushim t’i shërbejë skuadrës durrsake.

Teuta ka shënuar vetëm 8 gola në 12 javë kampionat. Çfarë nuk po funksionon me sulmuesit?

Sulmuesit duhet të mësojnë të bëjnë presing përpara. Teuta ka zhvilluar lojëra të mira. Është një ekip që shënon me vështirësi dhe mbrohet mirë. Ka pasur shumë kritika për dy sulmuesit pas çdo ndeshjeje dhe kjo është e vështirë për ta. Ata po punojnë shumë për ekipin. Si Nikaç dhe Khalid dëshirojnë të bëjnë përshtypje duke punuar të tërhequr dhe nuk futen në zonë, ndaj kjo është arsyeja që ata nuk shënojnë. Mendoj se ka edhe një problem psikologjik. Dëshira e madhe për të shënuar ndikon, shokët po u shërbejnë shumë raste, por ata po gabojnë. Megjithatë, të gjithë duhet të punojnë për t’i ndihmuar në këtë aspekt.

Si e shikoni ecurinë e Teutës në këtë sezon, që ka nisur me objektiva të rëndësishëm?

Deri në këtë pikë të sezonit, mendoj se Teuta ka bërë mirë, pavarësisht luhatjeve që janë më se normale për një skuadër të rindërtuar. Teuta po vuan disi harmonizimin e grupit dhe kjo, për mendimin tim, është thelbësore. Por, e shikoj si çështje kohe dhe gjithçka do të rregullohet. Ekipi do të bëjë gjithçka për të arritur tek objektivat e tij.

Ju ka bindur deri më tani ky ekip?

Është një grup lojtarësh me një moshë relativisht të re dhe me disa të tjerë me eksperiencë, si Renato Arapi, Hoxha apo Çyrbja. Lojtarët e rinj që janë aktivizuar deri më tani, mendojnë se kanë dhënë shumë. Janë ambientuar mirë me njëri-tjetrin dhe trajneri po u merr maksimumin atyre.

Cila është skuadra për t’u mundur në këtë kampionat?

Në një kampionat të tillë, të ngjeshur, ndeshjet duhen marrë një nga një, sepse nuk ka kundërshtarë të lehtë e të fortë. Duhet të punosh dhe të luftosh fort në çdo ndeshje, që të marrësh maksimumin dhe të mos shikosh cilën skuadër ke përpara. Pra, thjesht duhet të luftosh e të besosh në aftësitë e tua.

Ndeshja e radhës për Teutën pas gati dy javësh do të jetë përballë Vllaznisë. Si e parashikoni këtë duel?

Patjetër që duhet të fitojnë në Shkodër, ndryshe situata komplikohet. Skuadra duhet të përgatitet mirë, si moralisht ashtu edhe fizikisht, si dhe të zbresë në fushë vetëm për fitore. Vllaznia ka një trajner shumë të mirë dhe një grup lojtarësh cilësorë. Teuta duhet të ketë shumë kujdes, pasi mund t’i krijojë probleme. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe nuk mund të bëhet një parashikim për rezultatin, por ju siguroj se ka për të qenë një lojë e bukur. Por, kam shumë besim te forcat e Teutës dhe gjithashtu bindje se do ta kalojnë me sukses këtë pengesë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 Julian Nagelsman është një nga emrat më interesantë që ofron aktualisht trajningu botëror.

Në sezonin e tij të 4 në krye të Manchester Cityt, ecuria e Pep Guardiolës ka qenë disi e komplikuar.

Pas derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ku bardheblutë dolën triumfues, paardhur edhe reagimi i Zv/kryeministrit të Shqipëri

Një video e publikuar në llogarinë e futbollistit të Mançester Junajtid Xhesi Lingard ka irrituar pa masë trajnerin e tij Ole Gunar-Solsk

Debati mbi futbollistin më të mirë në histori, është gjithnjë një temë e cila gjeneron shumë debat.

PSG hipotekoi kualifikimin për në Champions por më shumë se sa një bileta për në fazën me eliminim direkt, ajo që më bëri më shumë përsht

Inter është kthyer prepotent në Serie A këtë sezon por dështuan në mënyrë të pabesueshme në Champions, duke vërtetuar dhe një herë se jan

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, doli ditën e sotme para mediave, për të folur në prag të ndeshjes së nesërme që ekipi i tij luan kundër

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Kategorinë e Dytë në slloveni, teksa një lojtar është përjashtuar nga ekipi i tij.