Pavarësisht se aventura me Tiranën ka përfunduar, Emanuel Egbo vazhdon të shijojë suksesin e arritur sezonin e shkuar, kur u shpall kampion me skuadrën bardheblu.

Ai ka marrë një vlerësim të rëndësishëm nga Nigeria, që është edhe vendlindja e tij, duke u shpallur “Trajneri i Vitit”.

Një çmim domethënës për Egbo, që hyri në histori si trajneri i parë afrikan që fiton një titull kampion në Europë.