Pas 13 vitesh një histori rrënqethëse është bërë e ditur për mediat për një prej trajnerëve të Premier, Nigel Pearson i cili sot drejton Watford.Historia është treguar nga ish- kolegu i tij tek kombëtarja angleze e U-21, Stuart Pearce dhe e ka bërë publike e plotë pikërisht DJ Chris Stark, një moderator radioje në Britani.

Më parë Pearson ka folur shumë pak për të. Nigel Pearson kishte zgjedhur atë vit të kalonte pushimet në Transilvani të Rumanisë. Një ditë vendosi të dilte për një xhiro, edhe pse nuk ja rekomanduan këtë. Befasisht u gjet në mesin e një tufe prej pesë ujqërisht të egër dhe të uritur.

Nigel Pearson arriti të shpëtojë dhe jo duke ia mbathur, por duke luftuar me ujqërit. Njërit prej tyre ja theu nofullën kurse një ujku tjetër ja hoqi syrin. Historinë e ka treguar edhe vetë ai para pak kohësh por jo të plotë. Mësohet se ai ja ka treguar edhe lojtarëve të Watford, dhe sa herë ia rikujton ekipi i tij fiton.

“Ishin pesë. Ajo çfarë bënin ishte që njëri të sulmonte kurse të tjerët të rrethonin derisa një prej tyre të të rrëzonte. Qëllimi i tyre është të të shqyejnë fytin. Unë shkova në një pemë dhe u mbështeta pas saj pasi nuk doja që të më sulmonin nga mbrapa.’’– ka thënë Pearson.