Ishin duke luajtur futboll, rrufeja dëmton lojtarët në fushën e lojës (VIDEO)

18/09/2019 - 16:26

Një ndeshje futbolli midis dy shkollave në Xhamajkë, për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi. Gjatë zhvillimit të ndeshjes midis shkollës "Wolmer’s Boys" dhe "Jamaica College", rrufeja ka dëmtuar dy studentë që ndodheshin në fushën e lojës.

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur dy lojtarët dëmtohen nga rrufeja dhe bien në tokë duke shtrënguar kokën. Ndeshja vazhdon për disa sekonda, para se futbollistë e tjerë të kuptojnë se çfarë ka ndodhur dhe t’iu vijnë menjëherë në ndihmë. 

Të dëmtuarit u dërguan menjëherë në spital, ku morën ndihmën e parë nga mjekët.Detajet e plota për gjendjen e lojtarëve nuk janë publikuar akoma, megjithëse mediat në Xhamajkë raportojnë se njëri nga studentët është larguar nga spitali, ndërsa tjetri vazhdon të qëndrojë aty.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumë i lumtur për golin e realizuar u shfaq Rey Manaj i cili u çlirua pas golit spektakolar që realizoi ndaj Moldavisë.

Natyrisht i kënaqur Edy Reja për këtë fitore historike të Shqipërisë në transfertë ndaj Moldavisë më e thella e arritur ndonjëherë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka vlerësoi me nota maksimale paraqitjen e kombëtares ndaj Moldavisë, por edhe pun

Ngjarje të pakëndshme në eliminatoren mes Bullgarisë dhe Anglisë, që përfundoi me fitoren e thellë 0-6 të "Tre Luanëve".

Ngjarje të pakëndshme në eliminatoren mes Bullgarisë dhe Anglisë, që përfundoi me fitoren e thellë 0-6 të “Tre Luanëve”.

Teuta afroi dy sulmues në merkaton e verës për të zëvendësuar largimet e Tomislav Bushiçit dhe Gerhard Prognit.

Klubi i Teutës po bën punime për të përmirësuar tapetin e stadiumit “Niko Dovana” dhe ka njoftuar se takimi i javës së 8 ndaj Flamurtarit

Ëndrra për Euro 2020 vazhdon. Kjo ëndërr për Kosovën u mbajt gjallë sot nga fitorja me rezultatin 2 me 0 kundër Malit të Zi.

Shqipëria kalon në avantazh ndaj Moldavisë në minutën e 22-të me një gol të shënuar nga Cikalleshi.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka shkundur rrjetën e kundërshtarëve duke shënuar golin e parë për sfidën ndaj Moldavisë.