Ditën e sotme ka përfunduar karantina për skuadrën e Realit të Madridit, e cila u izolua pas rastit pozitiv me koronavirus të basketbollistit Tompkins.

Klubi dhe autoritetet vendosën që nga data 12 mars të gjitha skuadrat të izoloheshin për 14 ditë. Bashkë me ta u izoluan edhe 750 anëtarë të tjerë të klubit madrilen të cilët punojnë aty.

Lajmi pozitiv është që asnjë tjetër nuk rezultoi i prekur me koronavirus. I vetmi lojtar që theu rregullin dhe u largua nga Madridi ishte Joviç, i cili u largua drejt Serbisë.

Nuk ndryshon asgjë. Por lajmi negativ është që lojtarët e Realit, ashtu si gjithë Spanja dhe bota do të vazhdojnë të izoluar për një afat të pacaktuar.

Nuk dihet ende se kur do të marrë fund koronavirusi dhe të gjithë “Galaktikët” do të duhet të punojnë në kushte shtëpie për të ruajtur formën deri sa të ketë një vendim për rinisjen e kampionatit.