Portieri i Teutës, Isli Hidi, protagonist në ndeshjen e fundit me durrsakët, me një penallti të pritur ndaj Kukësit, ku foli për ekipin durrsak, edhe për penalltinë e pritur ndaj Kukësit.

PENALLTIA E PRITUR –  “Lojtari i Kukësit po bënte hapat, e po më shikonte mua nga do shkoja, majtas apo djathtas. Fati ishte i imi, që e prita. Ai goditi në mes dhe unë e kapa. Shpëtova Osmanin? Jo, nuk më ka qerasur me ndonjë gjë këto ditë, por do shohim në ditët në vazhdim. Gjithsesi, më tha se e dinte që do e prisja.”

TEUTA E KËTIJ VITI – “Për këtë Teutë kanë kontribuar presidenti Hasanbelliu dhe donatori Bardhi. Puna e Shkëmbit dhe stafit të tij, afrimet e disa futbollistëve me eksperiencë si Progni, Bici apo Osmani, dhe qetësia e atij ambienti, kanë krijuar këtë Teutë. Ne kemi si synim të marrim sa më shumë pikë dhe të kapim Europën.”