I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, portieri i Teutës, veterani Isli Hidi, flet për këtë fazë të parë me durrsakët, por edhe për ish-ekipin e tij para shumë viteve, Tiranën, në një periudhë aspak të mirë.

TIRANA – “Me aq sa mbaj mend unë, në vitet kur luaja unë, niveli dhe ekipi kanë qenë shumë herë më të fortë se kjo Tiranë. Nuk më vjen mirë për ecurinë e këtij klubi me kaq histori. Mema e ka të vështirë të arrijë objektivat që klubi ka pasur në fillim të sezonit.

TEUTA – “Në këtë fazë të parë ka lënë për të dëshiruar finalizimi, dhe me këtë jemi marrë shumë. Ekipi po rritet, pasi edhe po shënojmë, por kemi ende punë. Në javët e para patëm një farë euforie, edhe pse e meritonim atë që treguam në fushë. Kjo situatë ndoshta na vuri pak në gjumë.

EKIPET E TJERA – “Partizani ka një ekip të ri dhe me shpirt gare, kanë krijuar shumë besim në vetvete. Ndeshjen e fundit, Laçi ishte ekipi për tu mundur. Morëm një rezultat pozitiv, dhe na shërbeu sepse ka raste që edhe ekipet me 10 lojtarë, luajnë fort, motivohen dhe arrijnë të fitojnë.