Java e 4 luhet të mërkurën, Teuta pret kryesuesit

22/11/2020 - 13:28

Java e katërt e Kategorisë Superiore do të luhet në mesjavë, saktësisht në ditën e mërkurë. Spikat ndeshja mes Teutës dhe Vllaznisë në Niko Dovana. Mbetet për t’u parë nëse një shkodran si trajneri Edi Martini do t’ia dalë të “frenojë” kuqeblutë që deri tani i kanë marrë të gjitha pikët e mundshme.

Ndërkohë, një duel gjithnjë interesant është edhe ai mes Kukësit e Laçit. Verilindorët, por edhe kurbinasit, ende nuk kanë shijuar suksesin e parë sezonal duke u ndalur në barazime Laçi, dhe barazim e dy disfata për Kukësin. Sakaq, Tirana do të presë Bylisin.

Bardheblutë do të kërkojnë të rikthehen te triumfi pas dy fitoreve, për të mos rënduar pozitat në këtë fillim të sezonit. Ndërkaq, Apolonia pret në shtëpi Partizanin që pas humbjes së parë duket se e ka marrë veten, ndërsa Skënderbeu në Korçë luan ndaj Kastriotit. 

Superiore, java e 4 ditën e mërkurë:

13:45 Tirana-Bylis

13:45 Apolonia-Partizani

13:45 Skënderbeu-Kastrioti

16:45 Teuta-Vllaznia

16:45 Kukësi-Laçi

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka qënë në fokusin e faqes së internetit të FIFA.-s e cila ka publikuar një intervistë të g

Barcelona është shumë pranë kolapsit financiar dhe një falimenti të mundshëm që do të shkatërronte për shumë vite klubin katalanas.

Teuta do të luajë nesër në 16:45 me Kastriotin, në duelin që vlen për javën e gjashtë të Superligës shqiptare.

Edi Martini, trajneri i Teutës, ka dalë sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Kastriotin.

Milan vijon formën e shkëlqyer edhe në Europa League. Kuqezinjtë mposhtën me përmbysje Celtic në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve duk

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmë finale në Ligën e Kombeve që do të luhen përkatësisht në datat 6 dhe 7 tetor të vitit të ardhshëm

Tifozët më të rinj të futbollit me të drejtë mund të shtrojnë pyetjen: pse Diego Armando Maradona nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë?

Lionel Messi është nxitur nga djali i Diego Maradonas që të heqë dorë nga fanella e tij me numrin 10 në Barcelonë si një nderim për legje

Ky është një sezon që nuk po shkon edhe aq mirë për Real Madrid. Los Blancos, pasi triumfuan me Interin, pësuan dy humbje radhëzi.

Ylli brazilian Nejmar, ishte protagonist në një veprim që po bën xhiron e internetit.