Shifrat stratosferike të lojtarëve kanë ulur me këmbë në tokë dhe një skuadër multimiliardere si Manchester Siti. Është vetë trajneri i skuadrës angleze, Pep Guardiola, i cili ka hedhur poshtë mundësitë për të shpenzuar në merkato shifrat marramendëse.

Në një prononcim për mediat, spanjolli është shprehur se City nuk do bëj lëvizje të bujshme në merkaton e kësaj vere.

“Me këto çmime ne nuk do të blejmë ndonjë sulmues. Është e pamundur. Ne nuk mund ta përballojmë një gjë të tillë. Të gjithë klubet janë në vështirësi. Përjashtim nuk bëjmë as ne. Nuk e di se çfarë do të ndodh, por aktualisht gjasat janë jo”, tha Guardiola.

Një deklaratë që ngrin ëndërrat e tifozëve të gjigantit të Premier League angleze, të cilët dëshironin të shihnin emra si Messi, Hwland apo Lukaku të vishnin fanellën e skuadrës së tyre të zemrës.

Manchester City pritet të hidhet në sulm për të gjetur një pasues për Sergio Aguero që i skadon kontrata në fund të sezonit, megjithatë jo me shifra stratosferike.