Teuta është duke u përgatitur për një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme, atë me skuadrën e Kukësit. Fitorja ndaj Skënderbeut, ndonëse erdhi në limitet e sfidës ka vlejtur shumë sidomos në aspektin moral të skuadrës durrsake që tashmë mendon për një tjetër fitore.

Megjithatë, skuadra durrsake ka tre mungesa dhe kur bëhet fjalë për kualitete dhe titullarë të rëndësishëm si: Aleksi, Arapi apo Gashi, trajneri Shkëmbi nuk do ta ketë të lehtë për t’i zëvendësuar në një përballje të radhës si ajo me kuksianët.

Teutës i rikthehet Kallaku, por edhe Arbër Çyrbja që la fushën me Skënderbeun do të jetë gati, pasi dëmtimi ka kaluar dhe natyrisht që prania e tij është një plus për Shkëmbin dhe durrsakët në sfidën ndaj Kukësit, skuadër me të cilën Çyrbja ka luajtur pak vite më parë.