Përveç Mauro Ikardit, Raxha Naingolanit dhe Ivan Perisiçit, “rebelëve” që Interi largoi në huazim me shpresën që ky i fundit të shndërrohet në shlyerje respektivisht nga PSG, Kaljari dhe Bajerni, klubi zikaltër do të skarcojë edhe disa nga elementët e tjerë në organikë.

Galjardini, Azamoah dhe Borha Valero janë të tre një hap larg largimint, në një grup ku mund të shtohet pa probleme edhe Vesino, gjithmonë nëse për këtë do të vinte një ofertë e kënaqshme.

Mesfusha e Antonio Kontes do të shkojë drejt një rimodelimi, porsa merkatoja të nisë. Borha është në skadencë kontrate dhe nuk mendohet se do të ketë një “mandat” të dytë për spanjollin, i cili këtë vit ka zbritur në fushë si titullar për herë të parë në fund të nëntorit, kur trajneri ishte në emergjencë të plotë.

Dhe pas Eriksenit, mund të afrohet një tjetër emër me peshë ndërkombëtare. Për këtë arsye mbeten shumë dyshime edhe lidhur me konfirmimin e Galjardinit.

Vesino, për të cilin ka interes nga Premier Liga (mbi të gjithë Evertoni, edhe pse disa muaj më parë dukej në këmbë edhe hipoteza “Milan”) dhe janarin e kaluar ishte drejt largimit, ka një vlerësim prej 20-25 milionë eurosh: shifër që do të evitonte që Interi të kishte një humbje në bilanc.

I ka javët të numëruara edhe Azamoah, i cili në fillimin e vitit të kaluar me Spaletin kishte luajtur shpesh edhe në qendër të mesfushës. Ganezi këtë sezon ka ngritur “flamurin e bardhë” për shkak të një problemi në gju dhe klubi po kërkon një zëvendësues. Në të ardhmen e tij shihet Turqia, me favorit Fenerbahçen.