Johan Cruyff është ende i pranishëm në memorien e tifozëve të futbollit të bukur në mbarë globin, patjetër "jeton" edhe në zemrat e dashamirësve e drejtuesve të Ajax. Këtë të premte u përurua edhe busti i ish-futbollistit legjendar holandez, edhe trajner i kësaj skuadre, në stadiumin e klubit, që ka marrë emrin “Johan Cruyff Arena”, pas vdekjes së tij.

Busti i punuar nga Guido Sprenlekls është vendosur në hyrje të stadiumit, në një metër lartësi. Pranë tij është instaluar edhe një afresk i madh me fotot bardhë e zi të Cruyff, gjithashtu edhe numri mitik 14, i theksuar me detaje neoni.Skulptura u zbulua nga Ëim Suurbier, ish-shok grupi i Johan Cruyff tek Ajax dhe kombëtarja holandeze.

Ai tha: "Johan meriton më shumë nderime se ka marrë deri më tani. Ai nuk ishte vetëm një nga lojtarët më të mirë në botë, por edhe një person shumë i veçantë. Në qoftë se shihni se si ka punuar me fondacionin e tij për fëmijët, gjithçka është unike".