Nuk kishte dyshime dhe tani është zyrtare: Jurgen Klopp emërohet trajneri më i mirë i sezonit në Premier League. Rivalët e tij ishin Frank Lampard, Brendan Rodgers dhe Chris Wilder.

Sigurisht, gjermani kampion me Liverpool pas 30 vitesh, e meritonte. “The Reds” bënë një sezon fantastik, duke e mbyllur në vendin e parë me 18 pikë më shumë se Manchester City.

Kur kujton forcën e skuadrës së Guardiolës, e vlerëson edhe më shumë titullin e marrë nga Liverpool këtë sezon.

Skuadra e Klopp e siguroi titullin shtatë javë para mbylljes së kampionatit, ndërkohë që humbjen e parë e pësoi më 29 shkurt kundër Watford. Deri në atë moment Liverpool kishte lënë vetëm dy pikë rrugës.