Marash Kumbulla është padyshim lojtari më i vlefshëm i Veronës dhe në Itali, por jo vetëm flasin vetëm për aftësitë e mëdha dhe pjekurinë e frikshme, që ka një 20-vjeçar si ylli i kombëtares sonë.

Djaloshi është futur në arenën e madhe të futbollit vetëm këtë sezon, por ka bindur një numër të madh klubesh të shpenzojnë shuma rekord për të. Inter, Borusia Dortmund, Lacio apo Napoli janë në garë për të blerë mbrojtësin.

Kumbulla është i dalë nga akademia e klubit, ku luan dhe trajneri Juriç e vlerëson shumë mbrojtësin. Në një intervistë për mediet italiane, trajneri i Veronës flet për të rinjtë dhe pavarësisht vlerësimit që ka për futbollistët e vegjël, shprehet se në akademinë e Veronës nuk ka një lojtar tjetër si Kumbulla.

“Mendimi im është se asnjë djalë nuk është gati të luajë me ekipin e parë. Të rinjtë janë një ekip me lojtarë interesantë. Megjithatë, duhet të them se nuk ka një tjetër Kumbulla, megjithëse ata kanë goxha potencial”, u shpreh trajneri Juriç.