Juventus, Higuain rrezikon skualifikimin në Champions

Postuar: 13/09/2017 - 16:25

Një ndeshje e shëmtuar, një episod i pafalshëm. Gonzalo Higuain e ka mbyllur mbrëmjen në “Camp Nou” me një gjest të shëmtuar. Pasi është zëvendësuar në minutën e 87-të nga i riu Cagliara, “El Pipita” i është përgjigjur lumit të vërshëllimave të tifozëve të Barcelona-s duke i treguar atyre gishtin e mesit. Një veprim i papranueshëm për një lojtar të nivelit të tij, që për herën e 12-të në karrierën e tij nuk ka arritur të shënojë në fushën e katalanasve dhe që ka dështuar përsëri në një ndeshje të rëndësishme të Champions League.

Juventus, që kërkon të kthehet të ngrejë në qiell një kupë që ka qenë e mallkuar në vitet e fundit, ka nevojë për golat e argjentinasit, veçanërisht në sfidat si ajo e “Ca“mp Nou”. Higuain ka realizuar 5 gola në 12 ndeshje të luajtura vitin e kaluar në Champions, një kundër Lyon, dy ndaj Dinamos së Zagrebit dhe dy ndaj Monaco dhe zero në finalen e Kardifit.

Këtë vit Juventus uron që gjërat të ndryshojnë, por ndeshja e parë europiane ka qenë negative. Ai ka dështuar dhe tani rrezikon skualifikimin. Precedentet nuk janë në favor të argjentinasit. Roberto Mancini është skualifkuar për një ndeshje në Serie A pasi i tregoi gishtin e mesit tifozëve të Milan. E njëjta gjë ka ndodhur me Luis Suarez në kohën e Livepool, kur ai u skualifikua për një ndeshje pasi i tregoi gishtin e mesit tifozëve të Fulham.

Arbitri Busacca, në Zvicër, u skualifikua për tri ndeshje pasi bëri të njëjtin gjest ndaj tifozëve të Baden, fajtorë për kore të shumta fyese kundrejt tij. Frimpong, mesfushor ganez i UFA, në Rusi, është skualifikuar për tri ndeshje pasi i tregoi gishtin tifozëve për kore raciste. Ndërsa kanë shkuar më mirë gjërat për Carlo Ancelotti, i cili është falur nga komisioni gjerman i disiplinës pasi i tregoi gishtin e mesit tifozëve të Hertha Berlin. Vendimi përfundimtar do t’i takojë UEFA-s.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Që te Bordoja mbizotëron kaosi, kjo u kuptua që në momentin kur Malkom iu shit Romës dhe më pas bëri prapakthehu, duke shkuar te Barce

   Skuadra ruse e Zenitit ka bërë një ndeshje dhe një kualifikim të çmendur në ditën e sotme.

   Mesfushori Klaudio Markizio nuk është më një futbollist i Juventusit.

Reali i Madridit pësoi një disfatë të rëndë në sfidën e parë zyrtare të sezonit, pikërisht në Superkupën e Europës ndaj Atleticos.

Interi jo vetëm që nuk do të arrijë ta ketë pjesë të organikës mesfushorin kroat, Luka Modric, por duhet të përballet edhe me pasojat e k

“Goga Basket”, ekipi më i ri i basketbollit në Durrës ka mbyllur projektin veror të fushave të hapura në qendër të qytetit.

Në Durrës u afrua i fundit, por është një prej elementëve më të rëndësishëm të Teutës së këtij sezoni.

Premiera me Flamurtarin është kryefjalë në kampin durrsak.

   U tha se kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher do të zhvendosej në Spanjë për të vazhduar mjekimin.

   Kampionati italian “Serie A” ka nisur të ndiejë efektin Cristiano Roanldo, duke bërë gjithashtu një hap më tej përpara drejt rikthimit