Juventusi ndryshon lëkurë. Tashmë është gjithçka e konfirmuar. Në fanellën e re të kampionëve të Italisë për sezonin e ardhshëm nuk do të ekzistojnë më vijat e gjata vertikale bardhezi.

Pjesa përpara e fanellës do të jetë e ndarë në dy gjysma, njëra e bardhë dhe tjetra e zezë, ndërkohë që në qendër do të ketë një vijë të gjatë vertikale me ngjyrë rozë që është edhe ngjyra e parë sociale e klubit.

Slogani i Juventusit për këtë fanellë të re është: “Bëje në mënyrën që traditat mos të jenë një limit”. Ndër lojtarët që kanë pozuar me fanellën e re janë Cristiano Ronaldo, Bernardeschi, Chiellini, Bentancur e Kean por dy lojtarë shumë të përfolur për t’u larguar në verë Dybala e Pjanic.