Juventusi do të tentojë ta rikthejë Pol Pogbanë në Torino që në merkaton dimërore. Janë të sigurt në Angli, ku e përditshmja “Mirror” ka raportuar se klubi bardhezi po përshpejton bisedimet me mesfushorin francez të Mançester Junajtidit, pas kontakteve të para verore.

Edhe Kristiano Ronaldo, gjithmonë sipas tabloidit britanik, ka aprovuar planin e Juventusit: fenomeni portugez, në fakt, u ka komunikuar entuziazmin drejtuesve juventinë për operacionin.

Qëndron momentalisht problemi i çmimit: Junajtid kërkon rreth 180 milionë euro për Pogbanë, ndërkohë që Juvja shpreson që pretendimet të ulen te rreth 150-milionëshi. Në garë për lojtarin është edhe Reali i Madridit, që e kërkoi edhe në seksionin e kaluar të merkatos.