Juventusi tenton Ramosin, por Ronaldo kërcënon me largim

Postuar: 14/09/2018 - 16:19

Juventusi duket i vendosur për ta shndërruar Realin e Madridit në një supermarket të merkatos së tyre, ndërsa pas blerjes së Ronaldos drejtuesit bardhezinj kanë vënë në shënjestër mbrojtësin Marselo për merkaton e dimrit, por edhe Serxho Ramosin për në verë. Pikërisht në lidhje me këtë të fundit, duke se në Torino ka shpërthyer menjëherë një çështje.

Gjatë shtatë viteve bashkëjetesë që Ramos dhe Ronaldo kanë pasur në Madrid, mes tyre ka ekzistuar gjithmonë paksa tension, ose një ego personale në lidhje me rolin e liderit që secili prej tyre kërkonte në skuadër. Pa dyshim që portugezi dhe spanjolli kanë ditur që t’i fshehin mjaft mirë “gërvishtjet” mes tyre, por ato dolën haptazi në sipërfaqe, menjëherë pas largimit të 33-vjeçarit nga “Santiago Bernabeu”.

Në muajin e fundit, thumbimet në distancë u nxitën nga fjalët e Ramosit, në lidhje me çmimin “Lojtari Europian të Vitit”, i fituar nga Luka Modriç. Nëse ky vlerësim nuk lidhej shumë me paraqitjen e bërë në Botëror, atë e fitoi kroati, ndërsa Ronaldo bojkotoi prezencën në Montekarlo, pikërisht për këtë.

Por ndërsa drejtuesit e Juves dhe menaxheri i Kristianos akuzonin hapur, Serxho Ramos nuk ka humbur rast për të nënvizuar se Modriç e meritoi, madje së fundmi theksoi se përveç “Lojtarit Europian të Vitit” shoku i tij te Reali meriton edhe çmimin e FIFA-s për “Lojtarin e Vitit”, që do të jepet në janar.

Dhe si rrjedhojë e këtyre “goditjeve”, sipas “Don Balon”, me të mësuar se Juventusi ka vënë në shënjestër 33- vjeçarin Serxho Ramos, Kristiano Ronaldo i ka vënë veton kësaj mundësie, duke kërcënuar me largim nga Torino.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një ish-futbollist legjendar i Liverpulit ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

   Sigurisht që formacioni i javës së parë në Champions përbëhet nga lojtarë që kanë mundur të kenë sukses me skuadrat e tyre në ndeshjet

   Shumë pak do ta kujtojnë emrin e Alban Jusufit, ish-lojtarit të Vllaznisë i cili tashmë është kthyer sërish në skenë, por në një prota

Ndëshkimi me karton të kuq i Cristiano Ronaldos për Juventusin, në ndeshjen kundër Valencias, ishte absurd.

Alkool dhe drogë brenda stadiumit të ri të Tottenham.

Klubi i Teutës ka pasur një agjendë të ngarkuar dje, teksa fillimisht është bërë një mbledhje mes presidentit, shefit të klubit, stafit t

Dueli i Gjirokastres është një malore për Teutën, pasi formacioni i drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka disa tabu për të thyer.

   Kampioni i botës në peshën super të mesme në kategorinë WBC, David Benavidez, ka rezultuar pozitiv pas një kontrolli antidoping që ësh

Pas humbjes ndaj Skocisë, Shqipëria e Christian Panuccit merr një lajm të mirë nga FIFA.