Ka probleme muskulore, sulmuesi tremb Teutën

17/11/2019 - 14:21

Sikur të mos mjaftonte fakti që sulmi po shënon shumë pak, Bledi Shkëmbit i shtohet edhe stresi i dëmtimeve. Abdul Khalid është stërvitur i diferencuar dje.

Ganezi ka ndier dhimbje muskulore, ndaj për të mos e rrezikuar edhe më shumë gjendjen e tij, është menduar që të mos marrë ngarkesa. Vend për panik nuk ka dhe sidomos kur dihet që ndeshja me Vllazninë luhet vetëm fundjavën tjetër, ndaj shanset për rikuperim ekzistojnë. E megjithatë, stafi mjekësor do ta ketë në vëzhgim shtatlartin.

I veçuar nga grupi, ka vijuar edhe Arbër Çyrbja.Ashtu si sulmuesi, edhe ai mesfushori i djathtë ka shfaqur shqetësime muskulore. Derisa të afrohet java e 13-të, mendohet që të dy do të jenë në urdhrat e satit teknik.

Pas dy ditëve me “marsh” të lartë dhe dy seanca, dje u zhvillua vetëm një stërvitje. Lojtarët britën në fushën e blertë për të vijuar ritualin. Gjithçka nisi me një nxehje të lehtë, për të kaluar te ushtrimet fizike nën mbikëqyrjen e përgatitësit atletik Iris Selimi dhe Françesko Vitobelo.

Trajneri më pas e ndau grupin në dy pjesë për të kryer disa lojëra. Puna më së shumti u përqendruan te sulmi. Shkëmbi po përpiqet që të zhbllokojë Dakrko Nikaç, ndaj ai u kthye në pikë referimi. Çdo krosim shkonte drejt tij, me qëllim që malazezi të perfeksiononte shënjestrën.

Disa lojtarë kryen edhe fizioterapi dhe ushtrime në pishinë, për të rigjeneruar forcat pas ngarkesës së kësaj jave. Teutën e pret një ndeshje e vështirë në Shkodër. Të gjithë duken të motivuar dhe shpresojnë të kthehen te rezultatet e mira, duke i dhënë “shkelmin” krizës që i ka kapluar prej 4 javësh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasi siguroi ngjitjen në Serinë A, Benevento e Pipo Inzagit është hedhur fuqishëm në merkato.

Duket se Interi dhe Lacio janë vërtet në një “luftë” për të fituar shërbimet e Marash Kumbullës.

Pasi u shpallën kampion për herë të 30-të të Bundesligë dhe arritën akordin total me Sane, drejtuesit e Bajernit kanë nisur punën për të

Rubin Hebaj pak nga pak po kkthehet përsri në formën e tij më të mirë dhe po tregohet vendimtar me skuadrën e Teutës në kampionat.

Pasi morën vendin e tretë, në Durrës nuk kanë më në plan që ta dorëzojnë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 79 raste të reja me koronavirus në vend

Pas rikthimit nga ndërprerja si pasojë e COVID-19, futbolli nuk duket më i njëjti.

Ish-mbrojtësi i Liverpulit, Andre Uisdom, është dërguar në spital pasi u godit me thikë gjatë një sulmi dhe tentim vjedhjeje.