Kalendari i ngjeshur, FSHF shtyn Kupën

Postuar: 12/10/2017 - 16:23

Ngjeshja e kalendarit dhe ndeshjet e shpeshta në një periudhë të shkurtër ka bërë që FSHF të shtyjë ndeshjet e raundit të 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Federata shqiptare e futbollit pas kërkesës dhe të vetë klubeve vendosi që takimet e këtij raundi të programuara për t’u luajtur në datat 18 tetor dhe 1 nëntor janë shtyrë për t’u luajtur në datat 29 nëntor dhe 13 dhjetor.

Sektori i garave mori parsysh kërkesën e klubeve për shkak të impenjimeve të shumta të tyre në këtë periudhë, pasi këtë të hënë pritet të luhen dhe ndeshjet e javës së 6-të të Superiores dhe skuadrat nuk kishin kohën e nevojshme për t’u shlodhur në prag të ndeshjeve të Kupës, që hynte për më tepër në një fazë të rëndësishme dhe ku të gjithë ekipet pjesëmarrëse dëshrojnë të luajnë me lojtarë titullar për t’i dhënë rëndësinë e duhur një kompeticioni që të garanton një vend në Europë sezonin e ardhshëm.

Prej ditësh në fakt diskutohej për një ndryshim të mundëshëm të datave, por këtë të enjte FSHF bëri të ditur vendimin për datat e reja dhe pas konsultimit me vetë klubet e përfshira në aktivitet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kampionët më të spikatur të sporteve e shohin veten shpesh në situatat më të errëta që i ka rezervuar jeta dhe i fundit që vuan probleme

Zëvendës/trajneri Ilir Biturku, u shfaq i lumtur për sfidën e fundit dhe falënderon djemtë e tij për takimin e zhvilluar. 

  Teuta dhe Flamurtari e mbyllën në një barazim pa gola ndeshjen e javës së 21-të.

   Një situatë shumë e pazakontë ka ndodhur së fundmi në futbollin ekuadorian.

   Goli i 9-të sezonal i Besart Berishës në A-League vulosi fitoren e Melbourne Victory përballë Adelaide United, sfidë e vlefshme, për j

Samuel Eto'o ka zbarkuar prej pak ditësh në Turqi për të veshur fanellën e skuadrës së tij të 12-të (Konyaspor) dhe ka qenë protagonist i

Sergio Ramos është futbollisti që ka marrë më shumë kartona të verdhë apo të kuq në të pesta kampionatet më të rëndësishme europiane.Sipa