Superiorja rikthehet mesjavën e ardhshme, e madje skuadrat do të luajnë në mesjavë, pikërisht të mërkurën e 18 dhjetorit, kur të dhjeta skuadrat do të zbresin në fushën e blertë. Sfida interesante, e madje në orën 13:00, Kukësi i vendit të parë shkon në Shkodër, ndërsa Laçi udhëton drejt Ballshit.

Do të ketë përplasje “brirësh” mes ekipeve të elitës që janë më në formë në javët e fundit. Teuta pret Partizanin, dy ekipe që synojnë të rikthehen te 3 pikët pas humbjeve që kanë pasur në javën e 15-të.

Skënderbeu shkon drejt Gjirokastrës për të rikuperuar humbjet e javëve të fundit, ashtu sikurse dhe bluzinjtë kanë edhe një shans për të dhënë shkëndijë nëse duan të mbijetojnë. Kurse vlonjatët e vendit të fundit do të përballen në transfertë me Tiranën që synon të ngjitet dhe do të hyjë në fushë për fitoren e radhës.

Ja ndeshjet e javës së 16-të dhe oraret në të cilat luhen sipas kalendarit të FSHF-së:

Java e 16-të / 18.12.2019   Ora 13:00
Luftëtari-Skënderbeu
Bylis-Laçi
Vllaznia-Kukësi
Ora 16:00
Teuta-Partizani
Tirana-Flamurtari