Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kalendari për javën e 32, Superiorja ndahet në dy ditë dhe tre orare të ndryshme

04/05/2021 - 13:38

Kategoria Superiore ka hyrë në fazën e saj më emocionuese teksa tashmë kanë mbetur edhe vetem pesë ndeshje nga fundi i sezonit. Edhe java e 32, rezervon përplasje që mund të vendosin shumë për fatet e skuadrave, teksa kjo javë do të jetë e ndarë në dy ditë.

Gjithçka nis të premten, në orën 18:00 ku Kukësi një zhgënjim i këtij sezoni, pret në Elbasan, Vllazninë pretendente për titull. Sakaq, të shtunën do të luhen katër sfidat e mbetura.

Dy prej tyre nisin në orën 16:00, teksa Tirana pret Kastriotin, ndërsa Apolonia luan ndaj Laçit.Në orën 19:00, zbresin në fushë dy pretendente të tjera për titullin me Teutën që pret Bylisin dhe Partizanin që udhëton në Korçë për t’u përballur me vendasit e Skënderbeut.

Ndeshjet, e premte:

18:00 Kukësi-Vllaznia

E shtunë:

16:00 Tirana-Kastrioti

16:00 Apolonia-Laçi

19:00 Teuta-Bylis

19:00 Skënderbeu-Partizani

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zinedine Zidane-Juventus është një dashuri e përjetshme, një lidhje shumë e fortë e cila nuk është zbehur kurrë.

Futbolli francez u zgjua sot me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshë të re të ish-portieri të PSG, Christophe Revault.

Bashkë me trajnerin Edi Martini në konferencën për shtyp të Teutës para ndeshjes ndaj Bylis ishte i pranishëm edhe mesfushori Emiliano Vi

Trajneri i Teutës Edi Martini doli në konferencë për shtyp për të folur për sfidën ndaj Bylis, ndeshje të cilën durrsakët duhet ta fitojn

Te Milani mund të ketë një tjetër ndryshim në pankinë pas atij të tetorit të vitit 2019, kur u largua Marko Xhampaolo.

Aksi Paris-Barcelonë është i nxehtë, por me kalimin e ditëve do të bëhet akoma më shumë.

Bledar Mancaku beson se Teuta do t’i shkojë deri në fund objektivit madhor që ka këtë sezon.

Teuta ka vijuar përgatitjet për takim e javës së 32-të ndaj Bylisit.

Në 9 ndeshjet e fundit është aktivizuar 5 herë si titullar dhe 3 herë ka hyrë në fushë nga stoli, por edhe pse ka marë shumë minuta në kë

Objektivi u arrit në mënyrën më të mirë për Interin katër javë para fundit të kampionatit.