Teuta ka ndërruar trajner këtë sezon dhe Edi Martini ka fituar 2 ndeshjet e para si trajner i Teutës. Këtë sezon duket se Teuta ka objektiv titullin dhe Sherif Kallaku u shpreh se Teuta është në kushte të tjera këtë sezon.

Ai u ndal edhe te merkatoja dhe Kombëtarja. “Kukësi ka agresivitet në sulm duke parë golat. Janë të mirë në annë ofensive por janë pak të dobët në mbrojtje. Ata rrinë sipër dhe për kundërshtarin është mirë. Është pak e vështirë të markohen, sidomos Abazaj dhe Gavazaj. Kemi rezultate të mira te pikët. Vjet ishim 7 pikë larg kryesuesve ndërsa sivjet kemi 3.

Kërkuam kreun vjet ndërsa sivjet është ndryshe sepse jemi aty aty dhe duam të bëjmë një hap të madh. Sulmuesit kanë pasur ngërç psikologjik dhe i kemi futur presion vetes. Teuta është ambient i mirë për çdo futbollist dhe të gjithë e kemi pasur presionin te vetja ndërsa të tjerët mund ta kenë nga presidenti ose trajneri.

Kemi qenë ekip voluminoz por në finalizim kemi çaluar. Na ka ndodhur te barazimet me ekipet e lehta që kemi menduar se i marrim. Në ndeshjet me të mëdhenjtë, kemi qenë më mirë më të mobilizuar.

Merkato? Dua një provë me veten dhe të provoj diçka në kampionat tjetër. Nuk jam në dijeni të largimit dhe jam munduar të stërvitem sepse kam edhe 6 muaj kontratë dhe vendos vetëm presidenti.Kombëtarja? Normalisht është ëndërr por jam te Shpresat kapiten dhe është plus për mua. Mendoj se kur të më vijë ftesa, them se do ta kem 100% të merituar. Unë i kam qejf konkurrencat dhe dua që të ketë konkurrencë në skuadër.

Shkëmbi? Mendoj se profesor Shkëmbi u shkarkua pas një ndeshjeje të padrejtë. E humbëm me gabim të arbitrit që ndikoi në rezultat dhe te profesori”, tha Kallaku.