Kallaku: Kam 4-5 oferta, nuk dua të dal jashtë vetëm për vulën në pasaportë por për karrierë

30/06/2020 - 12:06

Sherif Kallaku tashmë nuk e fsheh më që në fund të këtij sezoni do t’i japë lamtumirën Teutës për të udhëtuar drejt një kampionati më të fortë, me synimin për të bërë karrierë si futbollist.

Talenti i skuadrës durrsake, në “Rubrika Sportive” foli për situatën e tij sa u përket ofertave që ka marrë e sigurisht edhe për sezonin që po mbyll me Teutën, me të cilën shpreson që të fitojë trofe.

“Kjo ishte fitore e rëndësishme për vazhdimësinë e skuadrës. Pas pandemisë kemi bërë rezultate shumë të mira, arritëm të fitonim dhe të merrnim vendin e tretë, të kënaqur edhe nga rezultatet e Skënderbeut dhe Laçit. E kam thënë edhe më parë që relaisht dua që Europën ta kapim nga kampionati se ndeshjet e Kupës janë edhe çështje fati. Mund të shkosh në finale dhe ta humbësh, do të dëshiroja ta kapnim nga kampionati dhe të ishim të qetë në Kupa.

Dëshira ime është të sjellim një trofe në Durrës, do të ishte një gjë e bukur për tifozët për 100 vjetorin. Na mungojnë, shpresoj që të jepet vendim të kthehen tifozët.Në ekip është atmosferë shumë e mirë, trajenri dhe kapiteni mundohen të na mbajnë me këmbë në tokë, mendojmë për ndeshjet e radhës, nuk na kërkojnë të bëjmë llogari por të shohim ndeshjet e ardhshme.

E ardhmja? Nuk është se kam vendosur gjë, kam 4-5 kërkesa por do të shihen me qetësi se nuk dua të shoh anën financiare. Nuk dua të shkoj jashte shtetit të vulos pasaportën e të kthehem, dua të shkoj të bëj një hap e karrierë sa më të madhe”, tregoi Kallaku.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Union Berlini është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për COVI

Një tifoz vetëm 12 vjeç është arrestuar pasi ofendoi në Instagram me shprehje raciste sulmuesin Wilfried Zaha para ndeshjes Aston Villa –

Teksa poston një foto me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, Presidenti Ilir  Meta thotë se tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it

“Lautaro është shumë pranë Barcelonës? Absolutisht po. Marrëveshja është arritur? Absolutisht jo”.

Manchester City merr lajmin e madh nga Gjykata  Arbitrazhit Sportiv.

Teuta do të luajë në javën e 34-ërt një ndeshje të rëndësishme për objektivin Europë, por me shumë mungesa.

Kukësi e zgjidhi shumë shpejt ndeshjen ndaj Teutës me golat e shënuar që në pjesën e parë.

Një moment pa dyshim jo i mirë për Marcelo Brozoviç, në fushën e gjelbër për shkak të dëmtimeve por edhe jashtë saj.

150 milion euro, kjo është fatura që Steven Zhang duhet të paguaj për të shkarkuar Antinio Conte nga Inter dhe për të gjetur një staf të