Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia.

Ngolo Kante raportohet se ka pranuar të tranferohet tek Interi.

Mesfushori i Çelsit ka një marrëdhënie mjaft të mirë me trajnerin e zikaltërve, Antonio Konten.

Kartoni i kampionit të botës vlerësohet nga ekipi londinez 50 milionë euro.

Tashmë Interi duhet të bindë me ofertën e duhur Çelsin, pasi ka marrë miratimin e Kantes.

Paratë për mesfushorin mund të vijnë nga shitja e Brozoviçit apo edhe e mbrojtësit Skrinjar.