Kampioni i Botës zbulon dramën: Nuk kam asnjë lajm nga babai…

18/10/2018 - 12:51

Njëzet e dy vjeç dhe kampion bote me Francën. Është ëndrra e çdokujt që nis të luajë futboll. Jeta e Lukas Fernandezit mund të duket perfekte. Ndoshta është, por mbrojtësit të Atletikos së Madridit i ka munguar figura e babait, që nuk e ka parë të rritet teksa bëhej një lojtar profesionist dhe nuk ndante dot me të gëzimet dhe hidhërimet.

Lukas dhe vëllai i tij, Teo, në pronësi të Realit të Madridit, kanë lindur në Marsejë, por janë rritur në kryeqytetin spanjoll vetëm me nënën që i mbështeste.

“Nuk kemi informacione nga babai që kur isha 12-13 vjeç”, tregon mbrojtësi për “Le Parisien”. “Dhe nuk ka asnjë lajm nga ai edhe pasi fitova Botërorin. Tani që jam edhe vetë baba, jam më i ndërgjegjshëm për atë që ka bërë. Ka munguar në të gjitha detyrat e tij si prind”.

Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që ta falë një ditë. “Nëse do ta takoja, do t’i flisja. Por, unë nuk arrij ta imagjinoj sesi mund të ketë bërë diçka të tillë. Unë nuk do ta braktisja kurrë tim bir”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kosova ka arritur të shkruajë historinë duke u kualifikuar në fazën gjysmëfinale në Ligën e Kombeve, ndërsa edicionin e ardhshëm do të lu

Pas fitores në miqësoren me Uellsin me rezultatin 1-0, trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi deklaroi për Super Sport se skuadra gjeti s

“Kurrë nuk kam thënë se do të ndalem, do të doja të stërvitja sërish, ndoshta një ekip kombëtar”, është shprehur për “Sky Sport”

Pas humbjes turpëruese 4-0 përballë Skocisë, tifozët kuqezi kanë refuzuar të ndjekin nga shkallët e stadiumit miqësoren ndërmjet Shqipëri

Gjatë merkatos së verës së kaluar, Milani ishte pranë blerjes së Kristiano Ronaldos.

Një 6-vjeçar nga Parana në Argjentinë ka pushtuar kopertinat e mediave sportive, pasi vendosi të shesë të gjithë lodrat e tij, për të mbl

Bëhuni gati për një përballje titanësh në vitin 2019.

Holanda arriti të barazonte me rezultatin 2-2 ndaj Gjermanisë në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Gjatë merkatos verore skuadra bregdetare e Teutës pësoi një reformim të thellë me afrime të lojtarëve me eksperiencë, por edhe lojtarëve