16/01/2021 - 19:45
Zgjedhjet për presidencën e Barcelonës pritet të zhvillohen më 7 mars 2021.
Fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin më 24 janar, por u shtynë për shkak të kufizimeve të pandeminë e koronavirusit.
Sipas raportimeve nga shtypi spanjoll, presidenti i përkohshëm, Carles Tusquets, ka gjetur marrëveshjen me tre kandidatët, Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa, për datën 7 mars, megjithëse fjala e fundit do të mbetet gjithmonë e autoritetetve shëndetësore, duke pasur parasysh pandeminë.
/portali DurresLajm/