Kapiteni Arapi: Mëkat nëse goli është i rregullt

16/09/2019 - 12:04

Renato Arapi ishte protagonist dje, shpërdori një rast që mund të sillte fitoren dhe iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Kapiteni komenton këto dy episode dhe evidenton se ka ardhur koha që Teuta ta “vrasë” frikën.

“Kundërshtari kishte organizim të mirë loje, por nëse do të ishim treguar më kërkues dhe më të saktë në fazën ofensive dhe finalizim, rezultati do të ishte ndryshe.

Gjithsesi, nuk është rezultat i keq. Bëmë një ndeshje të mirë, por terreni ishte pak i keq dhe na e vështirësoi qarkullimin e topin. Duhej të shënoja në të 7-n minutë, por nuk ishte e shkruar. Ekipi ka nevojë për më shumë guxim dhe të vrasë frikën, për të goditur në portën kundërshtarë. Mendoj se kemi kohë të rregullojmë gabimet. Në kampionat duhen pikët, nuk ka justifikime.

Goli i anuluar? Nuk di çfarë të them, pasi s’e kam parë, por mendoj se ndoshta pozicioni ishte milimetrik. Nëse do të jetë i rregullt, atëherë do të ishte… mëkat”, tha qendërmbrojtësi i durrsakëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tottenham Hotspur është një nga skuadrat më të penalizuara në këtë fillim sezoni pasi i duhet të luajë nga 3 ndeshje në javë për shkak të

Juventus mund të përballet me një problem të ri.Nga Franca vijnë lajme se Zonja e Vjetër mund të ketë thyer rregullat e Organizatës së Ko

Neymar vazhdon të mbetet një çështje e nxehtë në Francë.

Debati mes Frenk Lampard dhe Hoze Murinjo ishte një nga pikat më interesante të ndeshjes së djeshme në Kupë mes Totenhemit dhe Çelsit.

Gjendja kritike e krijuar në kufirin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në ditët e fundit kanë detyruar futbollistin e kombëtares armene Va

COVID-19 frikëson edhe Premier League pasi brenda një jave kanë rezultuar 10 persona pozitiv, përfshi këtu anëtarë të stafeve dhe lojtarë

Objektivi kryesor i Interit në merkato është komplikuar për të mos thënë që ka dështuar.

Koronavirusi ka shpërthyer keq në Serinë A, aty ku ditën e djeshme Xhenoa konfirmoi 12 raste të reja, duke e çuar në 14 numrin total të t

Lukas Paketa largohet nga Milani pas një 1 viti e gjysmë, ku pritshmëritë për të ishin të mëdha.