Gjendja kritike e krijuar në kufirin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në ditët e fundit kanë detyruar futbollistin e kombëtares armene Varazdat Haroian të lërë në mes transferimin në Greqi te klubi i Larisës dhe të mobilizohet për mbrojtjen e atdheut në rast përshkallëzimi të konfliktit mes dy vendeve fqinje.

Historia e pazakontë është raportuar së fundmi dhe në mediat ndërkombëtare.

28-vjeçari Haroian ishte në prag të kalimit te Larisa teksa mbylli me mirëkuptim bashkëpunimin me klubin rus Ural Ekaterinburg gjatë shtatorit, por në fund të muajit gjendja e emergjencës e shkaktuar në Armeni e ka detyruar mbrojtësin dhe të gjithë bashkëqytetarët e tij deri në moshën 40 vjeç të bashkohen me forcat e armatosura.