Kapiteni i Skënderbeut pranë kalimit te Teuta, kërkesë FSHF-së për të zgjidhur kontratën me korçarët

14/01/2020 - 13:13

Teuta nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato. Pasi mori një gjigant për sulmin, tashmë po tenton që të blindojë mesfushën. Dhe duket se e kanë gjetur të duhurin. Këtë herë nuk e kanë kthyer vështrimin jashtë vendit, por kanë qëndruar brendapërbrenda Shqipërisë. Në planet e durrsakëve është një ish.

Bëhet fjalë për Bruno Ditën, i cili që pas dëmtimit të Gjergj Muzakës ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Skënderbeu. Mesfushori shkatërrues, i cili në kushte emergjence ka bërë edhe qendërmbrojtësin në Korçë, mund të jetë blerja e dytë e rëndësishme e skuadrës së Edi Martinit.

Besojini apo jo, por rikthimi i mbrojtësit në Durrës është shumë pranë. Ai është drejt mbylljes së bashkëpunimit me 8 herë kampionët e vendit. 26-vjeçari ka depozituar zyrtarisht një kërkesë në FSHF, ku ka kërkuar edhe zgjidhjen e kontratës me Skënderbeun.

Kujtojmë se lojtari i dalë nga Dinamoja ka hyrë në sezonin e tretë me bardhekuqtë. Ai ishte pjesë e Teutës deri në qershor të 2017-ës dhe vendosi që të shkonte në Korçë, atje ku gjatë kësaj kohe ka luajtur 69 ndeshje (në elitë) dhe ka shënuar 9 gola.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më në fund Christian Eriksen ka mbërritur në Milano me një fluturim privat nga Londra në aeroportin e Linates, ndërsa tani po u nënshtroh

"Juventin bastard! Çfarë nuk ke nxjerrë nga goja për ta dhe më pas i ule mbathjet edhe ti".

Teksa dështoi në transferimin e Politanos, Roma nuk ka humbur kohë për të arritur akordin me futbollistin e Barcelonës Karles Perez.

Skema e re që po për dor Kike Setien te skuadra e Barcelonës nuk u pëlqen aspak lojtarëve katalanas.

Portieri i Teutës Stivi Frashëri arriti të mbronte fitoren e skuadrës durrsake duke i mohuar Bylisit arritjen e barazimit.Pas fitores min

Ricardo Rodriguez me shumë gjasa do të largohet nga kuqezinjtë. Destinacioni i ri për zviceranin do të jetë Turqia.

Edi Martini, trajneri i skuadrës së Teutës, pas ndeshjes me Bylisin të luajtur në “Niko Dovana” ka pohuar:

Teuta ka marrë një fitore shumë të vështirë ndaj Bylisit, me rezultatin 1-0.

Quique Setien është i zhgënjyer me humbjen 2-0 nga Valencia në "Mestalla".Trajneri i ri i Barcelonës u mundua të arsyetohet për humbjen e

Një futbollist anglez i kategorive të ulëta është vrarë gjatë natës në Nottinghamshire.