Në Durrës u afrua i fundit, por është një prej elementëve më të rëndësishëm të Teutës së këtij sezoni. Trajneri Shkëmbi dhe drejtuesit e klubit besojnë shumë te Tefik Osmani, aq sa e graduan edhe kapiten të skuadrës. Dhe mbrojtësi flet si lider, kur tregon objektivat e sezonit.

“Synimi dihet, Teuta nuk mund të jetë një skuadër që lufton për mbijetesë, por që kërkon një vend në kupat e Europës. Po flasim për një emër të rëndësishëm të futbollit shqiptar”, tha Osmani. Ai analizoi edhe Teuta ka njëpërgatitjet e skuadrës dhe ndeshjen e parë të kampionatit kundër Flamurtarit, një prej skuadrave që e kërkoi me forcë në merkato.

“Ekipi është i mirë, është një ndërthurje e elementëve të rinj me lojtarët me më tepër eksperiencë. Grupi duket gati”, tha Osmani që vazhdoi: “Skuadrat kanë ndryshuar shumë, por lojtarët e njohin njëri-tjetrin. Problem mund të jetë për stafet teknike, rreth faktit se nuk dihet ende si do të rreshtohen ekipet”.