Karantina, Aleksi: E vështirë të mos shikosh dot fushën

25/03/2020 - 11:59

Shqipëria, por jo vetëm, po kalon një moment të vështirë pas virusit pandemik. Futbollistët janë ata që ndoshta e vuajnë më tepër këtë ngujim në shtëpi. Mesfushori i Teutës, Albano Aleksi, ka gjetur një zgjidhje, duke qenë pranë detit në Sarandë, aty ku dhe jeton familja e tij. Mesfushori flet për stërvijen individuale që po kryen në kushte shtëpie.

Albano, si po e përballoni këtë situatë të paprecedentë?

Është një situatë që duhet ta kalojmë të bashkuar. Unë po e kaloj me stërvitje në shtëpi, por edhe duke lexuar ndonjë liber apo ndjekur filma në TV.

Si ia bëni në kushte shtëpie për stërvitjen?

Siç ju thashë, jam duke u stërvitur përditë dhe zbatuar me përpikmëri programin stërvitor që na ka dhënë stafi teknik. Besoj se deri në momentin që do kthehemi në fushë, do jemi në formën që kemi patur.

Ku ndodheni aktualisht?

Unë familjen e kam në qytetin e Sarandës dhe këtu po stërvitem përditë, natyrisht në kohën dhe kur dhe lejohet të dalësh. Bëj vrapime, ushtrime izometrie, pompa etj.

Sa e vështirë është për një futbollist të qëndrojë i ngujuar dhe pa e parë fushën?

Normalisht që është e vështirë, jo vetëm për mua, por për çdo lojtar. Janë kushte që nuk janë të duhurat për stërvitje. Por, më me rëndësi për momentin është të kalojmë këtë situatë jo të mirë.

Në këto ditë i jeni përkushtuar më shumë familjes?

Normalisht që po. Është një moment që duhet të qëndrojmë në shtëpi me njerëzit e zemrës dhe shpresoj që të gjithë të bëjnë kështu.

Si e shikoni vazhdimësinë e skuadrës në kampionat?

Ekipi i ka ta gjitha mundësitë për të bërë edhe më mirë. Pas rikthimit në fushë do të jemi shumë më të motivuar dhe jam i bindur se do të shikoni një Teutë tjetër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa pandemia e koronavirusit po gjunjëzon të gjithë botën, FIFA vrapon për të shpëtuar futbollin.

Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diof, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 68-vjeçare, pasi u infektua me koronavirus.

Këshilltari i ekipit të Formulës 1 Red Bull, Racing Helmut Marko i propozoi pilotëve të skuadrës austriake për t’u infektuar me koronavir

“Pape ynë ka vdekur”! Ky është titulli i madh i prestigjiozes franceze “L’Equipe”, që i ka dedikuar faqen e parë ish-presidentit

Klubet në Itali janë ndarë në dysh, me disa që kërkojnë anulimin e sezonit aktual dhe nisjen e përgatitjeve për të ardhshmin, dhe të tjer

Mënyra më e mirë për të harruar izolimin është stërvitja.

Një lajm i bujshëm nga Italia që gjen vend në faqet e para të gazetave spanjolle.

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka dhënë një intervistë për kanalin gjerman “Sport 1”, ku përveç situatës së vështirë që po kalon It

Ndonëse situate me koronavirusin në Europë mbetet shqetësuese dhe në shumë disa shtete është përhapur në masë të gjer, në UEFA nuk kanë n