“Corriere dello Sport” e ka hapur me një kryetitull sensacional gazetën e ditës së sotme. Sipas asaj që raporton gazeta ka pasur një takim sekret mes krerëve të federatës italiane dhe Ançelotit në Romë.

Takimi, siç pretendojn gazeta, duket se është bërë për detajet ekonomike sepse gjithçka duket e kryer. Ish-trajneri i Bajernit së fundmi, duket se ka “djegur” gjithë rivalët e tij dhe do të zyrtarizohet si pasardhësi i Venturës.

Përkohësisht postin si trajneri i Italisë e mban Di Biaxho. Emri më i lakuar i kohëve të fundit ka qenë ai i Mançinit, por duket se do të kemi një kthesë të madhe në këtë histori. Italia dështoi të kualifikohej për në Botërorin e Rusisë dhe në skuadër pritet një revolucion masiv.