Ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materaci mori pjesë në një event marketingu lidhur me Champions Ligën në Tiranë.

Në një prononcim për mediat shqiptare, ish-kampioni i Botës, veç të tjerave foli edhe për trajnerin e ri të Kombëtares, Edi Reja, teksa nuk i kurseu elozhet.  45-vjeçari vlerësoi Rejën, duke e cilësuar si një trajner të gardës së vjetër dhe shumë kompetent.

“Shqipëria ka marrë një trajner kompetent si Edi Reja, i cili ka punuar shumë mirë te Napoli dhe te Lazio. Është një prej teknikëve të gardës së vjetër, por që e njeh mirë punën e tij. Keni një kombëtare cilësore, edhe pse ne dy vitet e fundit ka pasur rënie pas pjesëmarrjes në Europian. Megjithatë, keni lojtarë cilësorë që aktivizohen në liga të rëndësishme, madje edhe në Itali”, u shpreh Materaci.