Grushte në futbollin e femrave. Një ngjarje e turpshme është regjistruar sot në takimin mes Juban Danja dhe Murlani-Apolonia.

Pjesa e dytë degjeneroi në një sherr të madh. Goditjet nuk munguan dhe arbitrja Eglantina Pjetrushaj u detyra të nxirrte tre herë kartonin e kuq.

Avullija dhe Tanushi lanë ekipin vendas me nëntë lojtarë, ndërsa për skuadrën fierake u ndëshkua me karton të kuq Egzona Gashi.