Simon Kjaer është futbollist i Milanit.Ashtu siç u paralajmëruar ditën e djeshme, klubi kuqezi ka shfrytëzuar opsionin e të drejtë së blerjes së lojtarit të Seviljes, pasi sot i skadoi huazimi prej 6 muajsh në “San Siro”.

Mbrojtësi danez ka firmosur kontratë me “Djallin” deri në vitin 2022. Paraqitjet e tij bindëse gjatë 2020-ës i bindën drejtuesit e klubit t’i besonin për më tej Kjaerit.

Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të Milanit. Kjo është blerja e parë e Milanit për sezonin e ri 2020-2021.