Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, i kontaktuar nga Sky Sports pas shpalljes matematikisht kampion i Premier League, u shfaq para kameras tepër i emocionuar.

“Është e jashtëzakonshme të jesh kampion me këtë ekip.  E kam patur shumë të thjeshtë t’i motivoja lojtarët për shkak të historisë së madhe që ka klubi. Është një arritje e jashtëzakonshme për lojtarët e mi, është gjithçka që ata kanë bërë për tre vitet e fundit.”

Klopp u shfaq në një lidhje të drejtpërdrejtë me legjendën e Liverpoolit, Kennie Dalglish, të cilin e falënderoi për të gjithë mbështetjen që i dha. Dukshëm i emocionuar dhe me lotët që thuajse i rridhnin nga sytë, Klopp gjithashtu kishte kohë të bënte shaka, duke u shprehur se atij nuk i është dashur të presë tridhjetë vjet për të ngritur titullin, por vetëm katër e gjysmë.

Përveç kësaj, Klopp u bëri thirrje tifozëve që të festojnë titullin duke respektuar masat dhe të mos dalin në rrugë si të çmendur.

“Shpresoj të qëndroni në shtëpi. Kjo është në zemrat tona dhe në kokat tona. Dilni më së shumti në oborrin e shtëpisë.”

Jordan Henderson, gjithashtu foli i emocionuar për këtë titull historik para se të shpërthente në lot.

“Është e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për djemtë, për tifozët, për qytetin, për klubin. Jam i tronditur dhe shumë krenar për atë që kemi arritur,” – tha kapiteni i të kuqve.

“Kur fituam Ligën e Kampionëve, ishim në fushë dhe ishte më emocionuese. Sot mund të jem me askënd tjetër, por është një moment që nuk do ta harrojmë kurrë në jetën tonë,” – e mbylli Henderson dhe nisi të qante.