Bajerni i Mynihut ka zyrtarizuar një tjetër trajner në klubin e vet. Siç raportojnë mediat nga gjermania, Miroslav Klose ka pranuar postin e trajnerit të ekipit të Bajern Mynih U-17.

Trajneri aktual i moshës U-17, Holger Seitz, do të largohet në fund të sezonit, dhe është pikërisht Klose që do e zëvendësojë.

Gjermani ka qenë pjesë e stafit të Lëv tek Gjermania, që kur deklaroi tërheqjen nga futbolli, por tashmë ai do të nisë karrierën si trajner.