Klubet e Superiores nuk humbin kohë, vjen kërkesa e parë zyrtare për të luajtur në “Air Albania”

21/11/2019 - 13:32

“Air Albania” u inaugurua zyrtarisht pak ditë më parë në ndeshjen e fundit kualifikuese mes Shqipërisë dhe Francës, teksa shfaqi probleme të shumta me tapetin.

Megjithatë, drejtuesit janë të bindur se këto probleme do të zhduken pas pak ditësh sepse kushtet e rënduara të motit, nuk e kanë lejuar që të marrë gjendjen optimale ndërkohë që pritet që shumë shpejt të rikthehet edhe në stadium për Kategorinë Superiore.

Ashtu siç është bërë e ditur tashmë, derbi me shumë gjasa do të luhet në atë stadium por mesa duket nuk do të jetë kjo ndeshja inauguruese për kampionatin shqiptar. Tirana ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në FSHF për të lejuar që ndeshja e javës së 14 përballë Kukësit, të luhet pikërisht në këtë stadium.

Ky takim është planifikuar të luhet të premten e ardhshme dhe Tirana shpreson që të marrë dritën jeshile nga Federata. Këta të fundit, kanë siguruar se do të paguhet e njëjta qira si në kohën kur luhej në “Qemal Stafa” dhe ky premtim ka tunduar shumë nga klubet e Superiores.

Tashmë, pritet vetëm përgjigja nga FSHF dhe me shumë gjasa, Tirana-Kukësi do të inaugurojë stadiumin më të ri në vend për Superioren.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në Itali, por ende mbetet një rebus skuadra që do të zgjedhë për të vazhduar karrierën e tij.

Arbitri Sokol Bebja u sulmua nga tifozë të skuadrës së Shkumbinit në sfidën e Kategorisë së parë ndaj Dinamos.

Superiorja rikthehet mesjavën e ardhshme, e madje skuadrat do të luajnë në mesjavë, pikërisht të mërkurën e 18 dhjetorit, kur të dhjeta s

Derbi lë me pasoja stadiumin “Air Albania”, ndërsa FSHF kërkon dënimin e shkelësve të ligjit.

Pas shkarkimit të trajnerit Bledi Shkëmbi, Teuta nuk ka humbur kohë dhe ka rikthyer pas 10 vitesh në stol Edi Martinin.

Jurgen Klop i ka quajtur propozimet për ndeshje ekstra në Champions si një idiotësi të madhe.

Klubi i Teutës e ka cilësuar të turpshëm gjykimin e kryesit Juxhin Xhaja dhe asistentëve të tij në ndeshjen ndaj Kukësit.

Paulo Dybala është pa diskutim njeriu i momentit te Juventus.

Pas triumfit të Boris Johnson, Britania po afrohet akoma dhe më shumë me Brexit.

Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë austriakëve të Wolfsberger, duke u kualifikuar e dytë e grupit në fazën e 1/16-ave të