Fernando Jorente pas përfundimit të sezonit do të jetë një lojtar i lirë dhe pritet të vazhdojë karrierën e tij në një skuadër tjetër.
E ardhmja e sulmuesit mund të jetë te skuadra që këtë sezon militon në Serie B, Benevento. Këta të fundit kanë shfaqur interes për lojtarin, për ta pasur në sezonin e ardhshëm, kur do të luajnë në Serie A.Interesin për Jorenten e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Beneventos, Paskale Foxhia, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur:
“Ne po e ndjekim Jorenten për ta marrë në ekipin tonë, por po shikojmë edhe lojtarë të tjerë. Më pëlqen shumë sulmuesi i Napolit, ai vetëm një vit më parë ishte ne finalen e Ligës së Kampionëve dhe karriera e tij tregon gjithçka.”