Alkool dhe drogë brenda stadiumit të ri të Tottenham. Duket një shaka, por ky është lajmi i fundit që del nga një burim anonim në Londër, vetëm pas ditë nga lajmi që ka pasur vonesa në punimet për ndërtimin e stadiumit të ri “White Hart Lane”. Zyrtarisht kjo vonesë është justifikuar me probleme me sigurinë.

Në të vërtetë duket se mijëra punëtorë, si bën të ditur “Construction News”, janë përfshirë në konsumim droge dhe alkooli, që më pas kanë vazhduar me gjeste dhune.Burimi ka folur për “njerëz që kishin humbur kontrollin duke pirë që nga mëngjesin dhe duke kaluar një pjesë të mirë në tualet duke konsumuar kokainë.”

Grupi “Mace”, lider në sektorin e ndërtimeve dhe i ngarkuar për të rinovuar impiantin në veri të Londrës, është shprehur në këtë mënyrë nëpërmjet një zëdhënësi për shtyp: “Siguria dhe mirëqenia e të gjithëve kanë qenë dhe do të jetë gjithmonë vlerat thelbësore të shoqërisë tonë. Të gjitha lajmet e dala përbëjnë një përulje të standardeve të politikës tonë. Do t’i marrim seriozisht në konsideratë këto akuza.”

Në lidhje me punëtorët e akuzuar kompania shton: “Bëjmë vazhdimisht teste për të garantuar respektimin e rregullave.”“Mace” po përpiqet të rregullojë imazhin e kompanisë.Jo vetëm që Tottenham do të vazhdojë të luajë në “Wembley”, të paktën deri në janar (për të mos thënë deri në fund të sezonit, sipas zërave të tjerë që dalin nga kjo kompani), por po kalon një moment jo të mirë edhe në fushën e lojës dhe për herë të parë Pochettino rrezikon shkarkimin.Humbja në “San Siro” kundër Inter ka qenë e treta radhazi për “spurs”, pas atyre në Premier ndaj Watford dhe Liverpool.

Trajneri argjentinas, në fillimin e tij më të keq që kur është ulur në stolin e Tottenham, i di mirë rreziqet e profesionit: “Mundësia e vetme për të korrigjuar situatën është të kthehemi te fitorja, përndryshe i di shumë mirë pasojat dhe përgjegjësi i parë jam unë.”