Milani është i detyruar të përshpejtojë tratativat, për të mbyllur sa më parë emergjencat në mesfushë për shkak të mungesave të lojtarëve për shkak të Covid-19.

Kuqezinjtë vazhdojnë me intensitet bisedimet me Toulouse për kartonin e Kone. Francezët kërkojnë më shumë se 10 milionë euro, ndërsa Maldini e Massara kanë ofruar 5-6 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Gjithësesi shuma e ofruar nga drejtuesit kuqezi mund të rritet me përfshirjen e bonuseve. Ndërkohë vetë lojtari ka arritur një marrëveshje me klubin italian.

Gjithashtu Milani ka bërë hapa përpara edhe në tratativën me Strasbourgun për Mohamed Simakan, për të cilin ofrojnë deri në 15 milionë euro. Nga klubi nga Milanello priten të largohen Duarte che Musacchio.