Elseid Hysaj përfshihet nga trajneri Carlo Anecelotti në listën prej 24 futbollistësh që mund të luajnë në Champions League deri në hapjen e merkatos së dimrit.

Edhe pse ka qenë emri më i përfolur për t’u larguar nga Napoli gjatë muajve të verës, mbrojtësi shqiptar, falë përvojës së madhe me skuadrën e presidentit De Laurentiis, do të japë kontributin e tij, sigurisht nëse do t’i kërkohet, në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Në listë është përfshirë edhe mesfushori i ri i talentuar, Gianluca Gaetano, ndërsa ka mbetur jashtë Tonelli.

Lista e plotë:

Portierë: Meret, Ospina, Karnezis.

Mbrojtës: Maksimovic, Manolas, Koulibaly, Ghoulam, Malcuit, Mario Rui, Hysaj, Di Lorenzo, Luperto.

Mesfushorë: Allan, Zielinski, Callejon, Fabian Ruiz, Gaetano, Elmas.

Sulmues: Insigne, Mertens, Younes, Lozano, Llorente, Milik.